Rrëfehet Xhaka: Nga arsyeja e largimit nga Arsenal, e deri te ambientimi te Leverkuseni
Mesfushori Granit Xhaka ka pranuar se dëshironte largimin nga Arsenal për një sfidë të re te Bayer Leverkuseni.
Shqiptari që është pjesë e kombëtares së Zvicrës ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane “NZZ”, duke shpjeguar largimin nga Londra, si dhe ambientimin në Gjermani.
Fillimisht, Xhaka zbuloi se kaloi te Leverkuseni për një sfidë të re, meqenëse e shihte se koha te Arsenal kishte mbaruar.
“Nuk jam i befasuar. Kemi pasur përgatitje të fortë. Kemi pasur lojtarë të mirë nga fillimi, përfshirë edhe stafin rreth Xabi Alonsos”.
“Nuk erdha te Leverkusen si shef, por sepse kërkoja një sfidë të re. U ndjeva se koha ime te Arsenali përfundoi pas gjashtë viteve. Erdha këtu si një lojtar me eksperiencë, do t’iu tregoj lojtarëve se çfarë kam mësuar. Ky është roli im”.
“Jo s’kishte plan tjetër. Kontrata ime te Arsenal do të vazhdonte edhe për një vit. Diskutimet e para me Leverkusenin, pra drejtorin sportiv dhe trajnerin nisën herët. Shpejtë më erdhi ideja se kalimi te Leverkusen ishte zgjedhja ideale për mua dhe të ardhmen time”.
Ai mohoi se gruaja e tij Leonita i kërkoi t’i bashkohej Leverkusenit, duke treguar më pas edhe bisedën që kishte me trajnerin Xabi Alonso.
“Disa njerëz thonë se të vija në Gjermani ishte shkaku i gruas sime. Nuk është e vërtetë. Njësoi si unë, edhe ajo ishte e lumtur në Londër. E mora vendimin si futbollist dhe atlet. Erdha në një top klub në Gjermani që ka plan dhe dëshiron të arrijë diçka”.
“Mund të shohësh se çfarë është vetëm nëse stërvitesh këtu çdo ditë. Mund të punosh në paqe te Leverkuseni, nuk ka kaos. Ky është avantazh. Te Arsenali presioni është ndryshe, por kemi ambicie të larta shkaku i potencialit. Nëse vazhdojmë kështu dhe me këmbë në tokë, mund të arrijmë diçka”.
“Kam një ndjenjë sikurse kam bërë një hap tjetër këta dy muaj në Leverkusen. Ai na tregon detaje se çfarë e bën një top mesfushor. Është arritje të kem këso trajneri që ka fituar gjithçka në futboll, përpos Ligës së Evropës sepse s’ka luajtur aty asnjëherë”.
“Pyetja e parë? Ishte që ku e shoh veten si numër tetë apo gjashtë. Te Arsenali më së shumti luajta në mesfushë përpara. U pajtuam se jam më i mirë si numër gjashtë dhe jo tetë. Me sistemin dhe idetë te Leverkuseni, kjo pozitë më përshtatet”, deklaroi ai.