Rrëfehet Daku pasi s’u ftua: Prisja ftesë, nuk kam kontaktuar me Sylvinhon - NACIONALE

Rrëfehet Daku pasi s’u ftua: Prisja ftesë, nuk kam kontaktuar me Sylvinhon

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Rubin Kazanit Mirlind Daku thotë se ka pritur ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë për miqësoret e marsit, por që është pajtuar me vendimin e Sylvnihos.

Përzgjedhësi brazilian vendosi të mos i ftojë Dakun e Arbnor Mujën, ndërsa e mori për herë të parë anësorin e Dinamo Zagrebit Arbër Hoxha.

Daku ka thyer heshtjen për herë të parë lidhur me këtë çështje, duke deklaruar se ka pritur ftesë, e tani i mbetet të punoj që të marrë ftesë për Evropian.

Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosur kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor.

Ndërkohë, ai shtoi se nuk ka komunikuar më me Sylvinhon, mirëpo e di arsyen se pse s’u ftua.

“Ke komunikuar me Sylvinhon? Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka theksuar Daku për “Sportmania”.

Përndryshe, është rrezik që Daku të mos ftohet fare në Evropian duke marrë parasysh formën që po kalon Rey Manaj në Superligën e Turqisë.

Lajme të ngjashme