Rrahmani: Përballemi me kundërshtarin më të fortë në grup - NACIONALE

Rrahmani: Përballemi me kundërshtarin më të fortë në grup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani thotë se Kosova është gati për ndeshjen ndaj Zvicrës, duke marrë parasysh se kanë nevojë për pikë.

Në konferencë për shtyp, ylli i Napolit komentoi nivelin e Zvicrës si dhe ftoi lojtarët të vijnë ta përfaqësojnë Kosovën dhe jo ndonjë shtet tjetër.

Është një ndeshje e rëndësishme si ato që kemi pasur më herët. Jemi të motivuar se kemi kundërshtarin më të fortin në grup, ndeshje e mirëpresim pavarësisht se kemi shumë nevojë për pikë. Por jemi të përgatitur edhe për nesër”.

Normale ka shumë lojtarë që kanë zgjedhur kombëtare tjera. Me tërë ata lojtarë që kam folur më parë, e kanë pasur si zgjedhje të detyrueshme prandaj unë ju sugjeroj që me luajt për vendin tënd është shumë më e rëndësishme”.

I pyetur nëse ka pasur kontakte me Granit Xhakën ose Xherdan Shaqirin, Rrahmani deklaroi se nuk ka biseduar por është i lumtur me arritjet e tyre.

Kontakte nuk kam pasur me asnjërin. Me Granitin kam kontakte mirë, por nuk kam biseduar. Po, morali na ka rënë pak nga ndeshja ndaj Bjellorusisë, por jam munduar t’ua ngreh moralin lojtarëve. Në rast që dështojmë në këto kualifikuese, atëherë duhet të jemi gati për të tjerat”.

Jemi të gjithë të lumtur për ne, është shqiptar. Nuk është vetëm goli ndaj Serbisë, por kurdo që ka dhënë gol. Është shqiptar prandaj jemi të lumtur me arritjet e tyre”.

Lajme të ngjashme