Rrahmani pas përballjes me Interin: Barazimi më i mirë se humbja, ishte vështirë - NACIONALE

Rrahmani pas përballjes me Interin: Barazimi më i mirë se humbja, ishte vështirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është ndarë i kënaqur me pikën e fituar të Napolit ndaj Interit.

Qendërmbrojtësi ishte mahnitës në “San Siro”, ku e fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Pas ndeshjes për “DAZN”, Rrahmani tha se ishte shumë përballje e vështirë por është i lumtur me këtë pikë të fituar.

“E kemi bërë këtë punë për një kohë të gjatë, barazimi është më i mirë se humbja. Le të vazhdojmë kështu, kemi shumë ndeshje para nesh”.

“Me vëmendjen e duhur duhet të përballemi në secilën ndeshje. Ishte shumë vështirë, ishin katër sulmues të fortë. Ishte vështirë për ne”.

“Lojtari më i mirë i ndeshjes? Me Simeonen dhe të tjerët qeshëm së bashku. Kemi gjetur gëzimin si grup së bashku sërish”, deklaroi ai.

Napoli është lider në Serie A me 26 pikë, ndërsa Rrahmani tani do t’i bashkohet Kosovës në dy përballjet e vështira ndaj Rumanisë, respektivisht Lituanisë.

Lajme të ngjashme