Rrahmani: Ndeshje e rëndësishme që të përgatitemi për Ligën e Kombeve - NACIONALE

Rrahmani: Ndeshje e rëndësishme që të përgatitemi për Ligën e Kombeve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani e ka vlerësuar përballjen ndaj Hungarisë si të rëndësishme për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve.

Ylli i Napolit u pushua në miqësoren e parë ndaj Armenisë, megjithatë pritet të nis nga fillimi ndaj hungarezëve.

Në konferencë për media, Rrahmani deklaroi se po synojnë të mësohen me ato që kërkon trajneri Foda.

Ndeshja e nesërme është me rëndësi sepse na duhet që të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Duam ta ndjekim planin e trajnerit që po na e transmeton çdo ditë. Kemi një ndeshje që na duhet sepse është kundërshtar shumë i fortë me lojtarë cilësorë që luajnë në ekipe shumë të mira. Po shpresoj të transmetojmë sa më shumë atë që trajneri e kërkon”.

Trajneri ka idetë e veta dhe dëshiron që të bëjmë presion të lartë në pjesën e fushës së tyre, nëse arrijmë ta përfundojmë topin që ta mbyllim aksionin, që do të na mundësonte ta shënojmë ma shpejtë gol. Edhe nëse e humbim topin duhet ta fitojmë, këto janë ndër idetë që dëshiron trajneri t’i bëjmë”.

Përndryshe, përballja do të nis me fillim nga ora 19:00 në “Puskas Arena”.

Lajme të ngjashme