Rrahmani: Na duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin - NACIONALE

Rrahmani: Na duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani thotë se duhet të përmirësohen në presionin lartë që t’i afrohen më shumë golit.

Kosova bëri një paraqitje pozitive ndaj Hungarisë, por që pësoi humbje me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes për “Supersport” ka folur Rrahmani, i cili tha se luajtën mirë në 45 minutat e parë, por goli i pari iu prishi punë.

Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë.

Ai ndër të tjera deklaroi se duhet të përmirësohen në presionin e lartë ashtu siç kërkon trajneri.

“Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, në mënyrë që të jemi shumë më afër golit.

Po qëndrojmë në bllok në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin.

“E ardhmja? Kemi edhe miqësoret e qershorit, do të përgatitemi shumë më mirë për Nations League. Ai është synimi ynë për momentin. Ndeshjet e qershorit do të na ndihmojnë për të përgatitur takimet e Nations League

Lajme të ngjashme