Rrahmani me fjalë të mëdha për Conten: Po na sjellë energji
Mbrojtësi Amir Rrahmani thotë se trajneri i ri Antonio Conte i ka sjellë energji skuadrës italiane.
Conte mori drejtimin e “Napolitanëve” në verë, ndërsa synon t’i kthejë në Ligën e Kampionëve si dhe të luftojë për titullin kampion në Itali.
Rrahmani së fundmi për mediat italiane e ka konfirmuar se po kanë më shumë tension nën urdhrat e teknikut italian, megjithatë janë më të fokusuar.
“Conte na sjellë shumë energji. Kemi më shumë tension, por jemi më të fokusuar”.
“Duhet të përmirësohemi, por në fund e tërë puna të ndihmon të fitosh. Po bëjmë punë të mirë, edhe pse pak pushim”.
“Miqësorja? Mendoj se ishte test i mirë. Conte na jep energji, na kërkon të shikojmë me vëmendje se çfarë dëshiron ai që të bëjmë. Pas nëntë ditëve, duhet të jemi të kënaqur”.
“Taktikat? Secili trajner ka mënyrat e tij të ndryshme të punës. Duhet të përgatitemi mirë”.
Ndërkohë, kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar te Napoli nga sezoni tjetër, ndërsa pritet të ndryshohet formacioni në stilin e lojës me tre qendërmbrojtës.