Rrahmani: Jemi të dëshpëruar, por s’dorëzohemi
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani thotë se ende nuk janë dorëzuar për kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Evropian.
Ylli i Napolit kritikoi fushën e rënduar për rezultatin pa gola, pasi sipas tij i ka nxjerrë problemet kryesore.
“E thjeshtë, i mungoi goli. Ai pasimi dhe gjuajtja e fundit. E kemi mbyllur ndeshjen ashtu siç duhej, por ishte shumë vështirë. Ka qenë ndeshje shumë e vështirë, kemi pritur që fusha të jetë e keqe por jo kaq shumë. Nuk shkojke topi nga gjysma e fushës, mirëpo kemi bërë maksimumin me këtë fushë. Po të kishim fat do të ishim me nëntë pikë. Me Izraelin në minutën e fundit, sot kishim plot raste me Andorrën gjithashtu kishte probleme te fusha”.
I pyetur si ishte reagimi në dhomën e zhveshjes, Rrahmani nënvizoi se janë të dëshpëruar, por ende s’janë dorëzuar.
“Normalisht jemi të dëshpëruar, por s’jemi dorëzuar sepse ka ndeshje ende për t’u zhvilluar. Nuk janë rezultatet ato që po tregojmë në fushë, ky është problemi”.