Rrahja në veturë është çmenduria e radhës që ka vërshuar internetin - dhe është absolutisht bizare
Shumica e luftërave në MMA zakonisht zënë vend në kafaz, por çka thoni për veturë?
Po, është vala e re tash dhe në fakt ka tërhequr mjaft shumë interesim.
Mirësevini në "Jitsu në Veturë", e cila është materializuar si ide nga artisti i arteve mikse marciale, Vik Mikheev.
Ai ka postuar disa video të të ashtuquajturave meçe në YouTube me mbi tre milionë shikime.
Rusi filloi kanalin derisa po kërkonte diçka për ta mbajtur veten të zënë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas infove në kanalin e YouTube, Mikheev ka shiritin e zi në BJJ dhe xhudo. Ai gjithashtu ka një diplomë PHD në matematikë.
"Më 2020 erdha me idenë e kapjeve kompetitive në vetura", tha ai.
"Që nga tetori i vitit 2020, unë dhe miqtë e mi organizojmë kompeticione të vogla në veturë për të studiuar aspektet e jiu-jitsu në hapësira të ngushta.
Por, tash kompania promocionuese ruse "Punch Club" duket se e ka dërguar në një nivel tjetër, me versionin e saj, kuptohet.
Po pra, ekipi i cili kishte sjellur edhe luftat në kabinat e telefonit, ka ardhur me një ide të çmendur.
Kësaj radhe, të dy konkurrentët ulen para ulëseve të përparme të veturës me një rrip sigurimi të lidhur rreth gjoksit, para se t'i bihet borisë për nisjen e luftës.
From the team that brought you phone booth fighting, welcome to CAR JITSU pic.twitter.com/Lab9GQSHIb
— Whistle (@WhistleSports) September 22, 2022
Çkado që duan mund të bëjnë tutje.
Mbetet e paqartë nëse Mikheev ka diçka të bëjë me këtë, por një gjë është e sigurt se fansat po e shijojnë.
Cilat janë rregullat e jitsus në veturë?
Rregullat origjinale janë si më poshtë.
"Të gjitha dorëzimet janë legale. Në ulësen e shoferit dhe pasagjerit, brenda tre minutave, ose deri në dorëzim.
"Nëse rezultati sipas paraqitjes është i barabartë, garuesit lëvizin në sediljet e pasme për 4 minuta raund. Nëse nuk ka paraqitje në pjesën e pasme, fiton konkurrenti me më shumë pikë.
"Pikët numërohen për kalimin e rojës (3 pikë), montimin (4 pikë), montimin në shpinë (4 pikë) dhe pozicionet e gjurit në bark (2 pikë). Dhe po, konkurrentët mund të përdorin rripat e sigurimit."
