Mark Zuckerberg poston pamje në stërvitje MMA - Conor McGregor mbetet gojëhapur
Njëri prej themeluesve të Facebook, Mark Zuckerberg, ka treguar aftësitë e tij të MMA-së në Instagram, me shumë që e lavdëruan, përfshirë legjendën e UFC-së, Conor McGregor.
Zuckerberg ka përdorur një prej platformave të veta sociale, Instagramin, për të treguar pamje të tij duke u stërvitur me Khai Wu.
Ai po përgatitej për meçin e tij në UFC kundër Joshua Dillion, megjithatë, sipërmarrësi mbetet një zgjedhje interesante për partner sparringu.
Doli të mos jetë përgatitje e mjaftueshme, me Dillion që siguroi fitoren.
Siç edhe mund ta imagjinoni, pamjet e Zuckerbergut duke bërë sparring me luftëtarin profesional kanë shkuar viral, duke nxitur komente nga emra si Conor McGregor.
Zuckerberg postoi videon me titullin: "Një prej partnerëve të stërvitjes, Khai Wu do të debutojë në UFC Pass sonte. Mezi pres luftën e madhe".

Në pamje shihej pronari i Meta duke impresionuar me lëvizje, goditje dhe mundje me partnerin profesionist.
'Notorious' e pa videon dhe komentoi: "Yo!!! Dreqin, bukuri Mark".
Komentatori i famshëm i UFC-së, Joe Rogan po ashtu komentoi: "Kjo është madhështore. Jam kaq i lumtur që shoh këtë. Stërvitja duket solide po ashtu!"
Sean O'Malley, i cili është kampion aktual në UFC, iu bashkua komenteve, duke shkruar: "Dreqin!!! Më pëlqen ta shoh këtë".
Një tjetër kampion UFC-je në formën e Ajmain Sterling dha verdiktin e tij: "Kjo është vërtetë fantastike të shikohet! Debutimi në UFC mund të vijë shpejt edhe për ty!"
Gjatë 12 muajve të fundit, Zuckerberg ka marrë pjesë edhe në podkastin e Joe Rogan ku zbuloi dashurinë për sportin, duke thënë: "Dikur vrapoja shumë dhe e bëja veç atë (vrapimin). Prej COVID-it, jam marrë edhe me sërf, pastaj u futa edhe në MMA.
"I njoh disa njerëz që janë pjesë e saj. Ka një ndërlidhje interesante mes njerëzve që bëjnë sërf dhe jiu-jitsu.
"Mora disa rekomandime, i dërgova disa njerëzve që i njoh, dhe u stërvita me këtë djalin Dave Camarillo në jiu-jitsu.
"Gjëja e çmendur është se është sporti më i mirë. Nga seanca e parë që bëra, pas vetëm pesë minutave, po mendoja 'ku ka qenë kjo tërë jetën time?'"
A mund ta imagjinoni skenën me Zuckerbergun duke u futur në Oktagon dhe duke marrë pjesë në një luftë?
