Rooney për Declan Rice: Ai tani duhet të jetë ‘lideri’ i skuadrës
Legjenda e Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, beson se Declan Rice duhet të jetë lider tani te skuadra e Arsenalit, me topçinjtë që paguan shumën rekord prej mbi 115 milionë euro për ta transferuar atë nga West Ham Unitedi.
Reprezentuesi anglez dëshmoi aftësitë e tij pasi luajti në fitoren 5:0 të topçinjve ndaj MLS All-Stars të mërkurën, e cila ishte miqësorja e tyre e parë në Shtetet e Bashkuara. Trajneri i DC United, Rooney, i cili ishte në krye të ekipit MLS, ishte i impresionuar me Rice dhe e mbështeti atë të ishte një "lojtar i madh" në Emirates.

"Unë mendoj se mund të jetë ai që mundet... mirë, ai duhet të jetë lider tani, me të vërtetë, mendoj për atë ekip të Arsenalit," i tha ai Press Association.

"Dëgjova Frank Lampard duke thënë se ndjeu se Declan mund të ishte kapiteni i Chelseat për 10 vitet e ardhshme nëse ai shkon atje. Mendoj se ai mund ta bëjë këtë [për Arsenalin] dhe ai duket se e ka atë karakter dhe besoj se do të jetë një lojtar i madh për Arsenalin," shtoi ai.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, gjithashtu ka thënë fjalën e tij për Rice dhe këmbënguli që Arsenali ka potencialin për të fituar Premierligën në sezonin 2023-24, pasi transferoi mesfushorin anglez. Topçinjtë kanë rinovuar skuadrën e tyre dhe gjithashtu kanë bërë nënshkrime të mëdha si Kai Havertz dhe Jurrien Timber si dhe 24-vjeçarin.
Rice do të shpresojë të vazhdojë të shkëlqejë për Arsenalin në ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Manchester Unitedit, Barcelonës dhe Monacos përpara se të përballet me Manchester Cityn në finalen e Community Shield më 6 gusht.

