Arsene Wenger: Arsenali e fiton Premierligë, është kaq e thjeshtë - NACIONALE

Arsene Wenger: Arsenali e fiton Premierligë, është kaq e thjeshtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Arsene Wenger ka siguri të plotë që Arsenali do ta fitojë Premierligën në edicionin 2023/24.

“Topçinjtë” ishin shumë pranë të shpalleshin kampion vitin e kaluar, por që gabuan në fund duke lëshuar shumë pikë në pak ndeshje, ku përfitoi Man City që mbrojtën titullin.

Por, tani skuadra londineze ka qenë mjaftë aktive duke blerë Kai Havertzin, Jurrien Timber dhe Declan Rice.

Wenger mendon se Arsenal ka investuar më së miri ngase ka nënshkruar me lojtarë të rinj, që janë të matur dhe mund të qëndrojnë për shumë vite.

Mendoj se është investim i mirë (blerja e Declan Rice). Personalisht mendoj se kanë bërë blerje ngase janë lojtarë të matur, pra 23, 24 vjeç dhe ende të rinj që mund të qëndrojnë për shumë vite”.

Do të jenë nën presion më shumë se vitin e kaluar, por kanë mësuar dhe tani janë mësuar me presionin”.

I pyetur për Premierligën, Wenger e tha haptasi se Arsenal do të shpallet kampion i Anglisë.

Unë duhet t’ia dilja pa para, prandaj duhet të shikosh një mënyrë tjetër. Arsenal është në situatë të mirë financiare dhe kanë blerë çfarë mendojnë se do t’ua fitojë kampionatin”.

Besoj se do ta fitojmë kampionatin, është kaq e thjeshtë. Kam pak dyshime”, deklaroi ai për "Eurosport".

Lajme të ngjashme