Ronaldo: Puna ime në Evropë ka marrë fund, kam kontratë unike sepse jam lojtar unik
Ylli Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ndihet tejet i lumtur që i është bashkuar Al Nassr.
Portugezi nënshkroi kontratë për dy vite e gjysmë, ku do të fitojë rreth 200 milionë euro përfshirë reklamat për vit.
Ai padyshim tani ka kontratën më të mirë për një futbollist në histori, duke lënë prapa yjet që paguhen shumë si Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.
Ka pasur raportime që Ronaldo mund të rikthehet në Evropë nëse Newcastle United kualifikohet në Ligën e Kampionëve, por portugezi shtoi se karriera e tij atje ka përfunduar dhe tani tërë vëmendja e tij është për suksesin në Azi.
"Ndihem shumë mirë që morra këtë vendim, kjo është një sfidë e re në Azi".
"Jam krenar për vendimin e marrë. Puna ime në Evropë ka përfunduar, fitova gjithçka, luajta në klubet më të mira në botë. Jam i lumtur".
"Për mua është mundësi që të inspirojë gjeneratat e reja. Kisha shumë mundësi, oferta nga shumë klube në Evropë, Brazil, Australi dhe Amerikë, por e zgjodha këtë klub. Është shans për të ndihmuar, të jap eksperiencën time, të rriti klubin".
"Nuk më intereson se çfarë njerëzit thonë, e kam marrë vendimin tim. Jam i lumtur këtu, e di që liga është shumë garuese, sepse kam parë shumë ndeshje. Çfarë dua është që të luaj, nesër nëse trajneri mendon që është vendimi i drejt. Kontrata është unike sepse jam lojtar unik".
