Ronaldo përsëri nga minuta e parë, publikohen formacionet zyrtare për përballjen Portugali - Francë - NACIONALE

Ronaldo përsëri nga minuta e parë, publikohen formacionet zyrtare për përballjen Portugali - Francë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Çerekfinalja e dytë e natës së sotme do të jetë mes Portugalisë dhe Francës, me ndeshjen që zhvillohet në qytetin e Hamburgut në Volkspark Stadium.

Portugalia që erdhi këtu pas fitores ndaj Sllovenisë në penallti, do të synojë që me gjeneratën e saj të artë të arrijë gjysmëfinalen, ndërsa Franca që nuk ka bindur aspak me lojë deri më tani erdhi me një fitore minimale ndaj Belgjikës.

Kur ka mbetur një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Cristiano Ronaldo do të jetë përsëri nga minuta e parë në fushë, ndërsa në anën tjetër te Franca nga fillimi do të jetë Kolo Muani e jo Marcus Thuram.

Formacionet zyrtare

Portugalia (4-3-3)

Image

Franca (4-3-1-2)

Image

Kjo përballje fillon në orën 21:00 dhe do të gjykohet nga anglezi Michael Oliver, i ndihmuar nga Burt e Cook. Gjyqtari i katërt është polaku Marciniak, ndërsa në VAR kryesor do të jetë holandezi Boekel.

Lajme të ngjashme