Ronaldo: Nëse jo Unitedi, shpresoj se Arsenali e fiton titullin në Premierligë - NACIONALE

Ronaldo: Nëse jo Unitedi, shpresoj se Arsenali e fiton titullin në Premierligë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte është publikuar një pjesë tjetër e intervistës që Cristiano Ronaldo ka dhënë për gazetarin Piers Morgan. Ai ka shprehur edhe dëshirën e tij që ta shohë Arsenalin ta fitojë Premierligën nëse një gjë të tillë nuk do të arrijë ta bëjë Manchester United.

Intervista më e bujshme e gjatë kësaj jave, ajo e Cristiano Ronaldos, po vazhdon të publikohet ditë pas ditësh në emisionin e Piers Morgan. Sonte u publikua edhe pjesa e fundit e saj, ku ylli portugez ka folur edhe rreth asaj se kë ka dëshirë ta shohë duke e fituar Premierligën këtë sezon.

“Them Manchester United, por në rastin e kundërt do thoja Arsenali, sepse është një skuadër që më pëlqen ta shoh duke luajtur. Më pëlqen si skuadra, ashtu edhe trajneri”, tha Ronaldo.

Ai ka një admirim për ekipin e Artetas, i cili deri më tani po udhëheq në tabelë me një kapital prej pesë pikëve.

“Nëse Manchester Unitedi nuk e fiton Premierligën, atëherë do të isha i lumtura nëse të njëjtën gjë do ta bënte Arsenali”
, tha ai.

Intervista kontroverse e Ronaldos

Ajo te Piers Morgan si intervistë nga Ronaldo është interpretuar si shumë kontroverse. Në rrallë të parë pasi në një formë të çuditshme dhe paksa të papritur ka gozhduar pronarët e klubit dhe të gjithë ambientin e tij.

Dhe, pastaj, ai nuk ka kursyer as ish-shokët e skuadrës, si Neville e Rooney, me të vetmen arsye, meqë nuk ia doli t’i kapërdijë kritikat e këtyre të fundit ndaj tij për nivelin.

Madje, në një pjesë të intervistës ai kishte thënë që Manchester City kishte dëshiruar që ta kishte në radhët e veta.

Një gjë të tillë klubi kampion në fuqi e ka demantuar gjatë ditës, duke thënë se janë aludime të paqëndrueshme.

ESPN raporton se City e ka hedhur poshtë pretendimin e Ronaldos si "të rremë", duke këmbëngulur se komentet e tij "nuk reflektojnë" interesin e klubit gjatë afatit kalimtar të verës.

City është klubi i dytë radhazi që mohon një transferim të mundshëm me sulmuesin, pasi drejtori i Sporting, Frederico Varandas këmbënguli se rikthimi i tij "nuk ka qenë kurrë në tavolinë".

Nuk janë vetëm kërkuesit e mundshëm që kërkojnë të distancohen nga 37-vjeçari. Ndërsa klubi i tij aktual, Manchester United thuhet se po kërkojnë veprime ligjore kundër lojtarit, efekti në dhomën e zhveshjes ka qenë gjithashtu shkatërrues, me skuadrën e United që dyshohet se ka kërkuar që ai të largohet para përfundimit të Kupës së Botës.

Hapi i parë tashmë është marrë, me muralin gjigant të Ronaldos që është larguar tashmë nga Old Trafford, pak ditë pasi ishte vendosur aty.

Lajme të ngjashme