Ronaldo: Messi lojtar i mahnitshëm, magjik - e ndamë skenën për 16 vite së bashku - NACIONALE

Ronaldo: Messi lojtar i mahnitshëm, magjik - e ndamë skenën për 16 vite së bashku

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, në pjesën e dytë të intervistës me gazetarin Piers Morgan, ka folur edhe për rivalin e tij, Lionel Messin, të cilin e ka quajtur lojtar të mahnitshëm dhe magjik, e me të cilin kanë ndarë fushën për 16 vite me radhë.

Ai tregoi për marrëdhëniet me argjentinasin, ku ka thënë se kanë raporte të mira, por jo në rolin e shoqërisë së pandashme, por si një bashkëlojtarë.

“Lojtar i mahnitshëm, magjik, edhe si person. Ne ndamë skenën për 16 vite me radhë, paramendojeni për 16 vite me radhë. Pra, unë kam raporte të mira me të. Nuk jemi shokë që shoqërohemi edhe në shtëpitë e njëri-tjetrit, që flasim në telefon, por si bashkëlojtarë.”

Tutje sulmuesi 37-vjeçar vazhdoi duke thënë se gëzon respekt e gjithashtu gratë e tyre kanë raporte të mira, pasi vijnë nga vendi i njëjtë, Argjentina.

“Ai është një djalosh që kam respekt për të, edhe për mënyrën se si ai ka folur për mua. Edhe gruaja e tij edhe gruaja ime gëzojnë raport të mirë, sepse janë të dyja nga Argjentina. Pra mirë, çfarë mund të them tjetër për Messin? Një djalë i mirë që ka bërë gjëra të mëdha për futbollin.”

Kur Ronaldo u pyet se a është Messi lojtari më i mirë ndonjëherë përveç tij, portugezi u pajtua por pati edhe një lojtar në mendje.

“Pajtohem se është aty, por edhe Zinedine Zidane është në atë mes.”

Portugezi pushtoi ballinat e mediave botërore me intervistën e tij të dhënë për Morgan, ku në pjesën e parë kishte kritika të shumta për skuadrën e tij aktuale, Manchester United si dhe drejtuesit e saj, duke përfshirë edhe trajnerin aktual, Erik ten Hag dhe të mëparshmin, Ralf Rangnick.

Lajme të ngjashme