Ronaldo me mesazh për tifozët e Portugalisë para ndeshjes çerekfinale kundër Francës
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka lëshuar një thirrje për tifozët e Portugalisë, në përpjekje për të ndezur atmosferën, kur ka mbetur shumë pak deri në ndeshjen çerekfinale ndaj Francës në EURO 2024.
Portugalia do të përballet me Francën në çerekfinale të Evropianit në Gjermani të premten. 39-vjeçari postoi në rrjetet sociale për t'i bërë mbështetësit e ekipit të tij të besojnë në kombëtare, në prag të ndeshjes.
Sulmuesi legjendar shpërndau një imazh të tifozëve të Portugalisë në Instagram dhe shkroi në mbishkrim: "Të gjithë kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë. Besoni!"
Portugalia kaloi në çerekfianle me një fitore me penallti kundër Sllovenisë të hënën. Ylli i Al Nassr u kritikua ashpër për performancën e tij në 1/8 e finales, pasi humbi një penallti në vazhdime dhe shpërtheu në lot. Ai pranoi pas ndeshjes: “Isha në fund të fundit kur skuadra kishte më shumë nevojë për mua”.

Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United do të shpresojë të bëjë një paraqitje më produktive sot (të premtën) kur skuadra e tij do të përballet me Francën. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Spanjën ose me Gjermaninë në gjysmëfinale.