Ronaldo kryeson listën e më të pasurve në futboll, pas tij Messi e Neymar
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka kaluar Lionel Messin, Neymarin e Kylian Mbappen, për t’u bërë futbollisti më i pasur në botë për vitin 2023.
Kapiteni portugez thuhet se fitoi një shumë prej 260 milionë dollarësh (211 milionë £/245 milionë euro) në vitin 2023, më shumë se ajo e rivalëve të tij më të afërt Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe gjatë vitit kalendarik, sipas Forbes.

Ronaldo fiton afërsisht 200 milionë dollarë (165 milionë £/ 190 milionë euro) në paga nga klubi i tij Al Nassr në Ligën Profesionale Saudite, ndërsa të ardhurat e tij nga markat kryesore si Nike dhe Jacon & Co janë afërsisht 60 milionë dollarë (£ 49 milion / € 57 milion në vit).
Të ardhurat e kombinuara të Messit nga ish-klubi i tij Paris Saint-Germain dhe skuadra aktuale Inter Miami vlerësohet të jenë rreth 135 milionë dollarë (111 milionë £/ 128 milionë euro). Argjentinasi ndiqet nga afër nga ish-shokët e tij të skuadrës në PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët fitojnë 112 milionë dollarë (92 milionë £/ 106 milionë euro) dhe 110 milionë dollarë ( 90 milionë £/ 104 milionë euro) respektivisht në paga në vit. Lojtari me fitimin më të lartë në Premierligë është Erling Haaland i Manchester Cityt, fitimi neto i të cilit është 58 milionë dollarë (47 milionë £/ 55 milionë euro).

Lista e plotë
1. Cristiano Ronaldo (260 milionë dollarë)
2. Lionel Messi (135 milionë dollarë)
3. Neymar (112 milionë dollarë)
4. Kylian Mbappé (110 milionë dollarë)
5. Karim Benzema (106 milionë dollarë)
6. Erling Haaland (58 milionë dollarë)
7. Mohamed Salah (53 milionë dollarë)
8. Sadio Mané (52 milionë dollarë)
9. Kevin De Bruyne (39 milionë dollarë)
10. Harry Kane (36 milionë dollarë)
11. Robert Lewandowski (34 milionë dollarë)
Ronaldo do të shihet më pas në aksion për Portugalinë më 16 tetor kundër Bosnje dhe Hercegovinës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, nëse trajneri vendos ta inkuadrojë në ndeshje, pasi tashmë portugezët kanë siguruar grupet e Kampionatit Evropian.
