Ronaldo kishte të drejtë, Man Unitedi ka mbetur shumë vite mbrapa – thotë Lingard - NACIONALE

Ronaldo kishte të drejtë, Man Unitedi ka mbetur shumë vite mbrapa – thotë Lingard

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jesse Lingard ka thënë se pajtohet plotësisht me Cristiano Ronaldon për mungesën e përparimit në Old Trafford, që e ka lënë klubin shumë vite mbrapa rivalëve të vet.

Unitedi e ka rinisur shumë mirë sezoni 2022/23 pas pushimit gjatë Kupës së Botës në dhjetor dhe nën udhëheqjen e trajnerit të ri Erik ten Hag ka shpresa se klubi mund të luftojë edhe për titull në Premierligë këtë sezon.

Megjithatë, pikëpyetje serioze janë ngritur rreth punës së klubit jashtë fushës së futbollit.

Në një intervistë kontroverse me Piers Morgan në nëntor, e cila i kushtoi me largim nga klubi, Ronaldo tha se asgjë nuk kishte ndryshuar në Old Trafford që prej kohës së tij të parë në klub dhe Lingard tani pyet pse një gjigant kaq i madh i futbollit ia ka lejuar vetes të ngecë kaq shumë.

E dini si është puna, unë mendoj se ata kanë ngelur mbrapa me gjithçka. Shikojeni objektet e (Manchester) City, e Tottenhamit, e kam parë kur shkonim atje me kombëtare për të stërvitur, ata janë me vite përpara. Unë dua thjesht që ata të jenë në hap me kohën dhe gjërat e reja që ndodhin në botë”, tha Lingard.

Lingard, i cili tani luan për Nottingham Forest, tha kur u pyet për komentet e Ronaldos: “Po, ai u largua për herë të parë para shumë, shumë vitesh. Natyrisht se i kërkon gjërat më të mira, sepse Unitedi është njëri prej klubeve më të mëdha në botë. Natyrisht që e kërkon ushqimin më të mirë, pishinën më të mirë dhe xhakuzin e saunën më të mirë, të cilat i ka Unitedi po duhet të jenë më moderne”.

Investime në Old Trafford pritet të ndodhin në të ardhmen, pasi familja Glazer e ka nxjerrë në shitje klubin.

Lajme të ngjashme