"Ronaldo ka frikë se Messi do t'ia thyejë rekordin për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve"
Cristiano Ronaldo dëshiron me ngulm largimin nga Manchester United sepse ka frikë se Lionel Messi do t'ia thyejë rekordin për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve, kështu se paku thotë ish sulmuesi i Chelseas, Tony Cascarino.
Portugezi tashmë ka kërkuar nga bordi i "Djajve të Kuq" ta lejojnë të largohet në rast që pranojnë ndonjë ofertë të mirë, por që 20 herë kampioni i Anglisë dëshiron ta mbajë.
Ronaldo edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë te Man United me 24 gola në 39 ndeshje, por për klubin ishte dështim sepse nuk fituan trofe, derisa nuk arritën të përfundojnë as në top katër.
Pavarësisht që trajneri i ri Erik ten Hag e ka në plane portugezin, ky i fundit ka bërë prioritet largimin nga "Old Trafford".
Sipas Cascarino, rekordi për më së shumti në Ligën e Kampionëve dhe frika nga Messi kanë ndikuar që CR7 të kërkojë largimin.

"Ronaldo është lojtar që gjithmonë ka pasur ego. Shumë është përreth tij, por skuadrat në të cilat ka luajtur kanë qenë të suksesshme, prandaj gjithmonë është lojtar për ekip".
“Shkëlqyeshëm, ai shënon gola, merr vlerësimet, është një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë. Ju mund t'i keni të gjitha këto dhe kjo është në rregull, për sa kohë që jeni duke fituar. Kur nuk fiton, tani ke një problem"
“Unë ju thashë jashtë transmetimit, jam pak i dyshimtë sepse ai ka shënuar 141 gola në Ligën e Kampionëve. Messi ka 125. Ai nuk dëshiron të mos luajë futboll në Ligën e Kampionëve sepse dëshiron të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve dhe kështu është krijuar Ronaldo”, nënvizoi ai në “Talksport”.
Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit duke vlerësuar situatën e Ronaldos janë klubet si Bayern Munich, Chelsea dhe Napoli, por që negociatat ende zyrtarisht nuk janë hapur me asnjë skuadër.