Ronaldo: Jam i lumtur që shënova golin tim të parë në kampionatin saudit - NACIONALE

Ronaldo: Jam i lumtur që shënova golin tim të parë në kampionatin saudit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur që ka mundur të zhbllokohet duke shënuar sot golin e tij të parë në ndeshje zyrtare me Al-Nassr. Ai e përshëndeti edhe angazhimin që skuadra tregoi në fushë.

Edhe pse nuk bëri një paraqitje shumë të mira, meqë ishte protagonist i shumë gabimeve para portës në pjesë të parë – Ronaldo arriti të zhbllokohet sa i përket shënimit të golave.

Këtë gjë e bëri në minutën e 90+3’ në sfidën që Al-Nassr e barazoi në udhëtim 2:2 kundër al-Fateh. Pikërisht ky gol ndikoi që skuadra e tij ta arkëtonte një pikë.

Në lidhje me golin e parë të shënuar, ylli portugez e komentoi kështu: “Jam i lumtur që shënova golin tim të parë në kampionatin saudit. Skuadra bëri angazhim të madh për ta arritur një barazim të rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë.”

Këto komente ai i bëri në profilin zyrtar në “Twitter”. Për të kjo ishte paraqitja e dytë në kampionat. Gjithsesi, niveli i paraqitjeve të tij nuk është më i miri i mundshëm gjatë këtyre javëve. Ai është kritikuar për shkak të ngathtësisë që ka treguar në fushë.

Ronaldo më 30 dhjetor të vitit të kaluar kompletoi transferimin në parametra zero në Al-Nassr. Ai nënshkroi kontratë dyvjeçare. Në këtë periudhë kohore do të përfitojë një shifër të majme parash, gjegjësisht 200 milionë euro në vit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po has në një rënie në formë, veçanërisht nga ky sezon i sivjetëm. Piku më i madh u vërejt në Kupën e Botës, kur ai u la jashtë përbërjes titullarë në ndeshjet e eliminimit direkt të Portugalisë.

Lajme të ngjashme