Pamje: Zhbllokohet Ronaldo, shënon golin e parë me Al-Nassr
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë me fanellën e Al-Nassr në ndeshjen kampionale kundër Al-Fateh, duke e barazuar rezultatin në 2:2. Ky ishte edhe epilogu final mes dy skuadrave.
Ylli portugez më në fund ka arritur të zhbllokohet në kampionatin arab. Në paraqitjen e tij të dytë në kampionatin gjegjës, ai e gjeti rrugën e rrjetës përmes 11-metërshit.
Në minutën 90+3' Ronaldo goditi saktë nga pika e bardhë, duke e lënë të shtangur portierin e Al-Fetah.
GOAL NUMBER 820 FOR THE GREATEST CRISTIANO RONALDO 🐐🔥pic.twitter.com/pS66kfIotc
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) February 3, 2023
Ky gol barazoi shifrat në 2:2. Duhet thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë u paraqit mjaft dobët deri në këtë fazë të ndeshjes.
Si shkoi ndeshja?
Al-Fateh në minutën e 12-të zhbllokoi rezultatin përmes Tello, i cili koordinoi një goditje të bukur nga pozita ballore jashtë zonës së rreptësisë (VIDEO).
Ronaldo në minutën e 23' u përpoq të kundërpërgjigjet duke shënuar gol nga afërsia, mirëpo për fatin e të keq gjyqtarët e anuluan atë, për shkak se u vërtetua se ishte në pozitë jashtë loje (VIDEO).
Ylli portugez as në minutën e 35' nuk ia doli që të shënojë, anipse u gjend në një pozitë të mirë. Nga thuajse gjashtë metra ai goditi lart mbi portë (VIDEO).
Atë që nuk po e bën dot Ronaldo, po e bën Talisca. Sulmuesi brazilian shënoi gol të bukur në minutën e 42', duke u treguar i saktë me të majtën e tij (VIDEO).
Në minutën e 45+1’ nga një penallti në lëvizje Ronaldo sërish pati një mundësi të mirë që ta shënonte golin e tij të parë me fanellën e Al-Nassr në kampionat, por ai goditi shtyllën e lartë (VIDEO).
Vendësit e Al-Fateh në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 58-të, rikthyen epërsinë. Bendebka shënoi një gol tejet të bukur, duke e koordinuar një goditje nga afërisa në ajër me këmbën e tij të djathtë (VIDEO).
Ronaldo nuk u paraqit mirë në këtë pjesëlojë, por pati mundësinë që në 90+3' ta shënojë golin e barazimit pas ekzekutimit të suksesshëm të penalltisë (VIDEO).
Pas këtij barazimi Al-Nassr zë pozitën e parë me 34 pikë të arkëtuara, kurse Al-Fateh atë të gjashtë me 22 pikë. Al-Nassr llogaritet skuadër favorite për të triumfuar në edicionin e sivjetëm.

