“Ronaldo ishte bombë me sahat i gatshëm për të shpërthyer” – Yorke thotë se largimi i portugezit ishte i pashmangshëm - NACIONALE

“Ronaldo ishte bombë me sahat i gatshëm për të shpërthyer” – Yorke thotë se largimi i portugezit ishte i pashmangshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo ishte ‘bombë me sahat i gatshëm për të shpërthyer në Manchester United, ka thënë ish-ylli i djajve të kuq, Dwight Yorke, me largimin e portugezit që nuk e befasoi aspak.

37-vjeçari portugez u lirua nga një kontratë fitimprurëse në Old Trafford në dhjetor të vitit të kaluar, duke e lejuar atë të bëhej një lojtar i lirë dhe të binte dakord për një marrëveshje edhe më të madhe me klubin nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Ronaldo nuk po bëhej rahat te djajtë e kuq, pasi vazhdimisht po kërkonte largimin, por ndërprerja e kontratës së tij erdhi vetëm pas një interviste shpërthyese në të cilën ai kritikoi figura të shquara nga e kaluara dhe e tashmja e Unitedit, me Yorke që pranoi se një situatë e tillë kishte gjithmonë gjasa të ndodhte pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pakënaqur se si ishte trajtuar nga Erik ten Hag.

The wow factor' - Man Utd legend Dwight Yorke claims Cristiano Ronaldo and Marcus Rashford are undroppable | The US Sun

Yorke, një fitues i tripletës në vitin 1999 me Unitedin, për The National tha: “Kam pasur një bisedë kokë më kokë me të[Ronaldon] para se të vija në Australi, kur shkova në një vëzhgim 10-ditor në Manchester United dhe kisha çasje në prapaskenë. Unë isha me fat që Ronaldo më dha 30 minuta nga koha e tij dhe biseduam në thellësi. E dija që kishte një individ atje që nuk ishte i kënaqur me gjithçka që po ndodhte në klub. Ai ma shprehu në një mënyrë shumë të hapur dhe të sinqertë. Ai ishte qartësisht i pakënaqur. Ai ndjeu se klubi nuk po përparonte ashtu siç donte ai dhe kërkoi disa gjëra nga trajneri i ardhshëm. Ndjeva se nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë do të kishte diçka që ne përfundimisht e pamë të ndodhte. Kështu që kur doli e gjithë kjo, e dija se ishte tashmë një bombë me sahat e gatshme për të shpërthyer.”

Cristiano Ronaldo Manchester United 2022-23

Yorke shtoi mbi vendimin e Ronaldos për të detyruar Unitedin, pasi atyre iu mbeti pak zgjidhje, përveç përfundimit të një marrëveshjeje që ishte rënë dakord në verën e vitit 2021: “Unë e di që ishte dikush që është vërtet i pasionuar dhe me të vërtetë e do Manchester Unitedin dhe donte ta kthente Manchester Unitedin në krye. Por ai ndjeu qartë se e vetmja mënyrë që ai mund ta ndihmonte klubin të arrinte diku afër kësaj, mendoj se ai duhej të ishte lider.

Cristiano Ronaldo Manchester United 2022-23

Dhe unë mendoj se, me Harry Maguire që nuk ishte plotësisht në grup, ndjeva se Ronaldo nuk mendoi se ishte thirrja e duhur; se ai mendonte se duhej të kishte udhëhequr. Duke qenë golashënuesi më i mirë, ai ndjeu se nuk mjaftonte respekti, sepse pa atë vitin e kaluar, United nuk do të kishte qenë askund afër. Unë mendoj se ai ndjen se nuk merr mjaftueshëm merita, se ka shumë kritika që i vijnë në drejtim të tij dhe mënyra më e mirë për të ishte intervista me Piers Morgan ku foli haptazi për të gjitha. Por unë mendoj se ai arriti në pikën ku kishte bërë mjaftueshëm. Ai pa që klubi nuk po shkonte në drejtimin që ai donte. Ai donte të drejtonte dhe nuk iu dha kjo mundësi, kështu që vloi.”

Al-Nassr's new Portuguese forward Cristiano Ronaldo

Ronaldo regjistroi 27 gola në 54 paraqitje gjatë periudhës së tij të dytë në Old Trafford, por sulmuesi legjendar 37-vjeçar tani është duke u përgatitur për një sfidë të re në Lindjen e Mesme ndërsa pret lejen për të bërë debutimin e tij në Al-Nassr pas një pezullimi me dy ndeshje, që mori nga FA dhe që vlen edhe në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme