Çfarë është ‘Rregulli i Ronaldos’? - Manchester Unitedi pritet të vendosë kufirin e pagave - NACIONALE

Çfarë është ‘Rregulli i Ronaldos’? - Manchester Unitedi pritet të vendosë kufirin e pagave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportimet e shumta nga mediat britanike kanë sugjeruar se Manchester United ka ndryshuar politikat e transferimeve, kur bëhet fjalë për kontratat. Tani do të vijë në shprehje zbatimi ‘Rregulli i Ronaldos’, por çfarë do të thotë kjo?

Me të hyrë në vitin 2023, u raportua se djajtë e kuq kanë prezantuar politiken e re në lidhje me kontratat e reja të lojtarëve të transferuar. Një vendim i tillë ka shënuar një devijim të konsiderueshëm nga praktika e mëparshme te gjiganti i Premierligës.

Scott McTominay Cristiano Ronaldo Manchester United 2021-22

Edhe pse lojtarët ende do të fitojnë kontrata fitimprurëse në ‘Teatrin e Ëndrrave’, të cilat janë të krahasueshme me klubet më të mira në mbarë botën, struktura e pagave brenda skuadrës është vendosur të forcohet.

Pra, çfarë është saktësisht ‘Rregulli i Ronaldos’? cila është origjina, çfarë kuptimi ka, dhe pse po zbatohet nga Unitedi?

Çfarë është ‘Rregulli i Ronaldos’?

"Rregulli i Ronaldos" është një term i përdorur për të përshkruar një politikë transferimi që thuhet se u miratua nga Manchester United në fillim të vitit 2023.

Cristiano Ronaldo Manchester United 2022-23

Sipas Daily Mail, rregulli u vendos nga drejtuesit e klubit "për të siguruar që askush brenda dhomës së zhveshjes në Old Trafford të mos paguhet dukshëm më shumë se shokët e tyre të skuadrës".

Sipas të ashtuquajturit rregulli i Ronaldos, pagat e lojtarëve të Manchester United do të kufizohen në 230,000 euro në javë - ose rreth 11,7 milionë euro në vit. Lojtarët që janë ende në marrëveshje shumë më të mëdha se kjo shifër do t'u ofrohen kushte të reja për t'i ulur ato në nivelin e lojtarëve tjerë.

Djajtë e kuq rregullisht kanë ofruar rroga marramendëse, me Ronaldon që së fundmi besohet të ketë fituar afër 450 mijë euro në javë, prandaj edhe rregulli ka marrë emrin e tij.

Pse Manchester Unitedi po zbaton 'rregullin e Ronaldos'?

Në përgjithësi, zbatimi i një kufiri pagash drejtohet kryesisht nga konsideratat financiare pasi ndihmon në kufizimin e shpenzimeve të tepërta. Ai gjithashtu jep një shkallë sigurie në negociata, si për klubin ashtu edhe për lojtarët.

Cristiano Ronaldo Manchester United 2022-23

Duke miratuar diçka si 'rregulli i Ronaldos', Unitedi do të kërkojë të ulë faturën e tyre të pagave para së gjithash, por ka përfitime të mundshme edhe për trajnerët në aspektin e psikologjisë në dhomat e zhveshjes, me një ndjenjë të barazisë që nxitet në mesin e lojtarëve.

Pse quhet 'rregulli i Ronaldos'?

Emri 'rregulli i Ronaldos' është jozyrtar dhe është përdorur kryesisht në raportimet e mediave për të përshkruar qasjen e re që Manchester United po merr në lidhje me vendosjen e një tavani në fitimet e lojtarëve në klub.

Cristiano Ronaldo Manchester United 2022-23

Ky lloj i qasjes në politikat e klubit ka shumë të ngjarë të quhet 'rregulli i Ronaldos' sepse lojtari legjendar portugez kishte fituar një shumë të konsiderueshme në krahasim me shumë nga bashkëmoshatarët e tij në Old Trafford dhe u raportua se do të zbatohej pas largimit të tij nga klubi.

Terminologjia ka të ngjarë të frymëzohet nga 'rregulli i Beckham' në MLS, i cili është një sinonim jozyrtar për Rregullin e Lojtarit të Përcaktuar të Ligës Amerikane, sipas të cilit skuadrat lejohen të nënshkruajnë deri në tre lojtarë që nuk janë nën rregulloret e ligës për kufirin e pagave.

Lajme të ngjashme