Pamje: Brenda shtëpisë luksoze të Ronaldos, aty ku fatura mujore arrin shifrën 300 mijë euro - NACIONALE

Pamje: Brenda shtëpisë luksoze të Ronaldos, aty ku fatura mujore arrin shifrën 300 mijë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk ka humbur shumë kohë, për t’u siguruar se ai dhe familja e tij të priten në mënyrë mbretërore në vendin e tyre të ri, në Arabinë Saudite. Siç raportojnë mediat, 37-vjeçari është akomoduar në një suitë luksoze, ku vetëm qëndrimi njëmujor arrin shifrën 300 mijë euro.

37-vjeçari kompletoi transferimin e tij në Al-Nassr javën e kaluar, duke thyer çdo rekord të fitimeve nga një futbollist dhe tani do ta shijojë pamjen e kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riadit, me mundësinë që ia jep suita e tij mbretërore.

Ish-ylli i Real Madridit qëndrimin e tij momentalisht do ta bëjë në Kingdom Tower, e cila është një nga ndërtesat më të larta në tërë Arabinë Saudite.

Ai është vendosur në një nga suitat më të mira që Riadi ofron, ku në total në përdorim kanë 17 dhoma, me familjen dhe miqtë e tij në mundësi për t’u akomoduar e gjithashtu niveli i sigurisë është në ekstreme.

Rezervimi i suitës për të është për një muaj më parë, e cila është pjesë e ndërtesës 99-katëshe, ndërsa vetëm pjesa e Ronaldos shtrihet në dy kate banimi.

Kostoja e suitës së hotelit nuk është e listuar fare në internet, por që duhet të rezervohet privatisht. Ndonëse nuk ka një shumë të publikuar, sipas mediave atje, raportohet se një natë mund të shkojë deri në 25 mijë euro apo 300 mijë euro në muaj.

Qëndrimi i tij në suitën mbretërore do të jetë i përkohshëm, derisa ai me partneren e tij dhe pesë fëmijët të gjejnë një shtëpi të përhershme.

Deri atë kohë, ata mund të shijojnë pamjet më të mira të mundshme të kryeqytetit dhe të shijojnë ushqimin më të mirë, sipas vlerësimeve të shfaqura për suitën me pesë yje.

Lajme të ngjashme