Ronaldo: Inter ka bërë dy ndeshje gjigante ndaj Barcelonës
Ronaldo “fenomeni” ishte në mesin e të pranishmeve në ngjarjen e mbrëmshme të ndarjes së “Topit të Artë”, që e fitoi Karim Benzema. Ai komentoi për disa minuta edhe ecurinë e Interit.
Braziliani Ronaldo mbahet mend nga tifozët e Interit si sulmuesi më eksploziv që kanë pasur ndonjëherë në ekip. Një martesë ajo mes klubit zikaltër dhe sulmuesit që ka zgjatur pesë vite (1997-2022).

Tani Ronaldo ka në pronësi dy klube futbolli siç janë Real Valladoid dhe Cruzeiro. Vetë ai asnjëherë nuk është shkëputur nga industria e futbollit, duke qenë i interesuar për dinamikat e reja rreth tij.
“Shikoj shumë futboll. Jam pronar i dy skuadrave, një në Brasil (Cruzeiro) dhe një në Spanjë (Real Valladoid). Jam i sëmurë pas futbollit”, shtoi ai për “Sportmediaset”.
Në dy mesjavët paraprake u ndeshen ndaj njëra-tjetrës dy prej klubeve ku ai vetë ka luajtur më herët si futbollist për to: Barcelona dhe Inter.
Ronaldo u shpreh se i ka ndjekur me vëmendje të dy ndeshjet dhe i konsideroi mjaft të mira paraqitjet e Interit: “Po, i kam parë te dy ndeshjet. Inter ka bërë paraqitja të mira. Ka zhvilluar dy paraqitje gjigante ndaj një ekipi të madh që të gjithë ne e njohim.”
Për momentin Napoli dhe Milan ndajnë kreun e tabelës në Serie A. Para fillimit të kampionatit ishin dy skuadra tjera që projektoheshin si favorite të mëdha, marrë parasysh edhe cilësive në skuadër që kishin shtuar gjatë afatit kalimtar veror: Juventus dhe Inter.
Në pyetjen e gazetarëve të “Sportmediaset” nëse është disi i befasuar që kampionatin e kryesojnë ato dy skuadra, ai u përgjigj: “Po, por kampionati është akoma shumë i gjatë.”

Xavi dhe Laporta vazhdojnë me ankesa për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Interit
Edhe pse kanë kaluar dy javë tashmë që prej ndeshjes që Inter fitoi me rezultat 1:0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve gjatë fazës së grupeve, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te dy prej personave më kryesorë të klubit katalonas: trajnerit Xavi dhe presidentit Laporta.
Një penallti e pretenduar ndaj Dembeles, vazhdon të trazojë shumë ujëra në kampin “blaugrana”. Ajo u përsërit shpesh edhe si refren justifikues dhe i mërzitshëm edhe pas dy ndeshjeve pasuese.
Edhe humbja në “El Classico” nuk ndikoi që të harrohet ai detaj te Xavi, të cilin vazhdoi ta cilësojë si skandaloz.
Për shkak të kësaj qasje nga njohës të caktuar në Spanjë në drejtim të trajnerit katalonas janë koncentruard disa kritika për aftësi të marrjes së përgjegjësive pas rezultateve zhgënjyese.

