Ronaldo i reagon ashpër ish-bashkëlojtarit Rooney: Je shumë xheloz - NACIONALE

Ronaldo i reagon ashpër ish-bashkëlojtarit Rooney: Je shumë xheloz

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk është përmbajtur pa i reaguar Wayne Rooneyt, duke thënë se ish-bashkëlojtari i vet e xhelozon atë shumë, pasi ish-sulmuesi anglez kishte këmbëngulur se Manchester Unitedi kishte gabuar që e kishte kthyer Ronaldon në klub verën e kaluar.

Rooney, golashënuesi më i mirë i Unitedit në historinë e klubit, ishte i ftuar në Sky Sports si analist gjatë ndeshjes Crystal Palace - Arsenal në Premierligë, ku nuk iu kishte shpëtuar as pyetjeve për praninë në Old Trafford të një njeriu përkrah të cilit kishte luajtur dikur.

Rooney kishte thënë se Ronaldo ka filluar të plakët dhe se portugezi nuk është më lojtari që ka qenë dikur. Portugezi është kritikuar kohë pas kohe këtë sezon, pasi ka hasur në vështirë ta ofrojë frymëzimin për të cilin Unitedi ka vuajtur kohëve të fundit.

Por ikona 37-vjeçare po vazhdon ta bëjë një vesh të shurdhër ndaj atyre që dyshojnë në të.

Cfarë kishte thënë Rooney

I pyetur nga Sky Sport nëse riblerja e Ronaldos ka funksionuar për Unitedin, ish-sulmuesi i djajve të kuq u përgjigj: “Duhet të them jo, tani për tani”.

“Mendoj se ai ka shënuar gola, ka shënuar gola të rëndësishme në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit. Dhe një het-trik kundër Tottenhamit. Por nëse e shikon të ardhmen e klubit, duhet t’i zgjedhësh lojtarët e rinj dhe të uritur për ta ngritur Manchester Unitedin në dy apo tri vitet e ardhshme”, kishte thënë Rooney.

Dhe natyrisht Cristiano po plakët. Sigurisht ai nuk është lojtari që ishte në të 20-at. Kjo ndodh, ky është futbolli.”

Si u përgjigj Ronaldo?

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u përgjigj duke i komentuar Rooneyt në një postim në rrjetin social Instagram, duke pretenduar se ish-bashkëlojtari i tij është shumë xheloz.

Derisa gishti i fajtorit i është drejtuar Ronaldos këtë sezon, për shkak të punës së tij ekipore dhe aftësive të supozuara të një lideri, prapëseprapë ai i ka shënuar 18 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, Ronaldo e ka të shkruar ta përfundojë sezonin 2021/22 pa trofe, pasi Unitedi ka rënë nga çdo garë e mundshme për titull tashmë dhe rrezikon madje të ngelë edhe jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme