Ronaldo i përgjigjet kritikëve që thonë se ai është lojtar i mbaruar: Po e dëshmoj se kjo nuk është e vërtetë - NACIONALE

Ronaldo i përgjigjet kritikëve që thonë se ai është lojtar i mbaruar: Po e dëshmoj se kjo nuk është e vërtetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, ku po shënon e asiston vazhdimisht për skuadrën e tij Al Nassr dhe këtë e bëri edhe dje me dy gola të shënuar. Ai pas ndeshjes iu drejtua kritikëve që thonë se portugezi është i mbaruar, duke thënë se me paraqitjet e tij po e dëshmon të kundërtën.

Forma e lartë e 38-vjeçarit vazhdoi në ndeshjen e mbrëmshme, ku shënoi dy gola në fitoren 4:3 ndaj rivalit për titull Al Ahlit. Tani ai në vetëm gjashtë paraqitje ka shënuar nëntë gola, ndërsa ka edhe katërt asistime.

Pas ndeshjes, 38-vjeçari iu drejtua mediave ku u kundërpërgjigj kritikëve të tij që e kishin goditur, duke i thënë lojtar i mbaruar.

Cristiano Ronaldo Al Nassr Al Ahli

Duke folur me gazetarët pas përplasjes me Al Ahli, Ronaldo i shkarkuar tha: "Ata thonë se Ronaldo ka mbaruar... por nuk është e vërtetë. Unë do të vazhdoj të luaj derisa këmbët e mia të thonë: Cristiano, 'Mbarova. Kam ende shumë për të dhënë. Më pëlqen ende futbolli dhe të shënoj gola. Më pëlqen ende të fitoj. Ata thonë se kam mbaruar, por unë ende po dëshmoj se nuk është e vërtetë."

Përveç Ronaldos, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, shënoi dy herë në ndeshje. Fitorja e çoi Al Nassrin në pozitën e pestë në tabelën e ligës, tre pikë larg liderit Al Ittihad.

Lajme të ngjashme