Pamje: Mane asiston, Ronaldo shënon gol të bukur për Al Nassr ndaj Al Ahlit
Vetëm katër minuta i kanë mjaftuar yllit portugez, Cristiano Ronaldo, për t’ia dhuruar skuadrës së tij epërsinë ndaj Al Ahlit, në kuadër të Pro Ligës Saudite.
Zhvillohej minuta e katërt, kur pas një kundërzbritje, Sadio Mane asistoi për Ronaldon, që me një goditje precize dhe të bukur gjeti golin e epërsisë.
Ronaldo ka pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, pasi deri më tani, duke përfshirë edhe ndeshjen e sotme ka shënuar tetë gola në gjashtë paraqitje, ndërsa ka dhuruar dhe katër asiste, gjithashtu ka kontribuar që skuadra e tij ta fitojë Kupën e Kampionëve për Klube Arabe.