Ronaldo do ta kishte ndihmuar Unitedin ta shmangte humbjen 7:0, thotë Saha - NACIONALE

Ronaldo do ta kishte ndihmuar Unitedin ta shmangte humbjen 7:0, thotë Saha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo ka mundur ta ndihmonte Manchester Unitedin ta shmangte disfatën turpëruese 7:0 kundër Liverpoolit, sipas ish-yllit të djajve të kuq Louis Saha.

Unitedi pësoi disfatë të rrallë 7:0 kundër rivalit të përbetuar Liverpool në Premierligë të dielën në Anfield.

Djajtë e kuq lëshuan raste shumë të mira shënimi në pjesën e parë, veçanërisht Bruno Fernandesi dhe Marcus Rashfordi dhe Liverpooli i bëri të paguajnë shtrenjtë për këtë në pjesën e dytë, duke ia shënuar gjashtë gola.

Ish-sulmuesi i Unitedit, Saha beson se ajo disfatë turpëruese mund të mos kishte ndodhur nëse Ronaldo do të kishte qenë në fushë.

Largimi i Ronaldos shënoi një fillim të ri për Unitedin, dhe ia dha mundësinë Erik ten Hagut të nisë nga fillimi, ia dha mundësinë ta vendosë një mendësi fituese në klub”, tha Saha për Compare.bet.

Tani që mendësia e klubit është përmirësuar, mendoj se ata do të luanin edhe më mirë nëse Cristiano do të ishte në sulmin e tyre. Natyrisht, është e vështirë të dihet sigurt, por kur e shoh Unitedin duke humbur 7:0 ndaj Liverpoolit, mund vetëm të mendoj se Cristiano ka mundur të ndihmonte”, shtoi ai.

Ronaldo u largua nga Unitedi me marrëveshje dypalëshe gjatë pushimit për Kupën e Botës, dhe iu bashkua klubit nga Arabia Saudite Al-Nassr si lojtar i lirë.

Me largimin e tij, Unitedi e ka fituar Kupën e Ligës dhe i ka humbur vetëm dy ndeshje në të gjitha garat, por po i mungon një sulmues numër 9.

Lajme të ngjashme