Ronaldo debuton sot për Al Nassr, ja ku mund ta shikoni ndeshjen - NACIONALE

Ronaldo debuton sot për Al Nassr, ja ku mund ta shikoni ndeshjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, do të debutojë sot në skuadrën e re, Al Nassr, në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, kundër Al Ettifaq.

37-vjeçari tashmë ka zhvilluar një ndeshje në lindjen e mesme, në javën që lamë pas, ku ishte kapiten i yjeve të Arabisë Saudite në një miqësore ‘luksi’ kundër Paris Saint-Germain, ku ai shënoi dy gola.

Cristiano Ronaldo u largua nga Evropa, duke pretenduar se puna e tij në kontinentin evropian ka përfunduar, dhe tani e gjen veten duke luajtur për Al-Nassr në Ligën Saudite, ku ai ka deklaruar synimin e tij për të dhënë maksimumin për klubin me bazë në Riad.

Cristiano Ronaldo Arabia Saudite 2023

Pesë herë fituesi i Topit të Artë hodhi poshtë ofertat nga Major League Soccer si dhe një mori klubesh nga vende si Brazili, Australia dhe Portugalia e tij vendase, në mënyrë që të niste një udhëtim të ri në Azi.

Nëse po pyesni se ku mund ta shikoni Cristiano Ronaldon në aksion për klubin e tij të ri dhe kohën kur do të luajë, ja dhe informacionet e duhura.

Ku transmetohen lojërat e Ronaldos

Kompania sportive saudite (SSC) është e vetmja që ka të drejtat e transmetimit për ndeshjet që zhvillohen në ligën e Arabisë Saudite, Superkupës dhe Kupës së Mbretit.

Lojërat janë të disponueshme për t’u transmetuar në mbarë botën, përmes Shahid dhe përdoruesit mund të regjistrohen shumë thjesht në faqen zyrtare për të parë ndeshjet, por kjo ka një kosto.

Përveç SSC, lojërat mund t’i shikoni edhe në kanalin zyrtar të klubit, Al Nassr në Youtube.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:30 me orë lokale të Kosovës, në stadiumin Mrsool Park.

Lajme të ngjashme