Ronaldo: Arsenali nuk do ta fitojë Premierligën - NACIONALE

Ronaldo: Arsenali nuk do ta fitojë Premierligën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është i sigurt se Arsenali nuk do të shpallet kampion i Premireligës.

Sulmuesi i Al Nassr ishte i pranishëm në eventin e boksit, ku u përballen Tyson Fury me Oleksandr Usyk, e para se të niste u pyet për garën e ashpër në kampionatin anglez.

Megjithatë, Ronaldo ishte i sigurt se Man City do ta mbrojë sërish titullin e Premierligës për të katërtin vit radhazi.

“Arsenal nuk do ta fitojë ligën”, tha ndër të tjera duke qeshur.

Kujtojmë, të gjitha ndeshjet e Premierligës zhvillohen me fillim nga ora 17:00.

Man City përballet me Ëest Ham Unitedin derisa Arsenali ndaj Evertonit. “Qytetarët” kanë nevojë për një fitore derisa “Topçinjtë” shpresojnë në një gabim të tyre.

Lajme të ngjashme