Ronald Araujo refuzon Bayern Munichun, qëndron te Barcelona - NACIONALE

Ronald Araujo refuzon Bayern Munichun, qëndron te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo s’është i interesuar për t’iu bashkuar Bayern Munichut gjatë afatit dimëror.

Gjiganti gjerman e ka bërë prioritet uruguaianin si transferim “emergjent” në dimër, me trajnerin Thomas Tuchel që i ka treguar projektin dhe dëshirën e madhe për ta pasur në skuadër.

Megjithatë, Araujo duket se nuk po e mendon largimin, përkundrazi Barcelona është duke i ofruar edhe një rinovim të kontratës.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se asgjë s’ka ndryshuar te Araujo, që është plotësisht i fokusuar te Barcelona.

“Pozita e Ronald Araujos nuk ka ndryshuar, është i fokusuar te Barcelona me klubin që do t’i ofrojë kontratë të re së shpejtë, është ndër prioritetet”.

“Mesazhi është i qartë nga kampi i lojtarit pasi është i lumtur te Barcelona pavarësisht interesimit të fortë të Bayernit dhe kërkesës së Tuchelit”, shkroi ai.

Ndër të tjera, Bayern Munich pritet të vazhdojë t’i bëjë presion lojtarit me shpresën që t’ia ndryshojnë mendjen.

Gjiganti gjerman është duke pasur vështirësi në qendrën e mbrojtjes sidomos pasi Matthijs de Ligt pësoi lëndim afatgjatë.

Në rast që ia dalin ta bindin uruguaianin, atëherë pritet të bëhet një ofertë e lartë financiare – mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme