Ronald Araujo drejt largimit, Barcelona ia vendos çmimin - NACIONALE

Ronald Araujo drejt largimit, Barcelona ia vendos çmimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona i ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurove për mbrojtësin e Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit Ronald Araujo.

25-vjeçari ka qenë konsistent në paraqitje që kur kaloi në ekipin e parë nga Barcelona B në vitin 2020, e shpesh herë vlerësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga.

Aruajo ka qenë mbrojtësi kryesor te blaugranasit pranë Pau Cubarsit, mirëpo e ardhmja e tij ka qenë në pikëpyetje këto muajt e fundit.

Bayern dhe Man United e pëlqejnë shumë uruguaianin, kontrata e të cilit skadon më 2026 dhe që atëherë janë duke bërë përpjekje për ta bindur të largohet nga “Camp Nou”.

Barcelona deri vonë e ka parë si të paprekshëm, por shkaku i situatës financiare gjërat kanë ndryshuar, me Araujon që është ndër lojtarët që mund të shitet pranë Frenkie de Jongut, Robert Lewandowskit dhe Raphinhas.

Sipas “Sport”, Barcelona e vlerëson kartonin e qendërmbrojtësit rreth 100 milionë euro dhe do të jetë e hapur për ta shitur, me Bayern Munichun si destinacioni më i mundshëm.

“Bavarezzët” janë në situatë të mirë financiare andaj lehtësisht mund t’i ofrojnë pagën që kërkon Araujo dhe njëkohësisht të plotësojnë kërkesat e Barcelonës.

Barcelona është e hapur për të negociuar me Bayernin edhe shkaku i Joshua Kimmich, që është ndër lojtarët që Xavi e do në verë, ku ka qenë ndër “kërkesat” për të qëndruar edhe për sezonin tjetër.

Katalunasit pritet të jenë mjaftë aktiv në afatin kalimtar veror, me shpresën që të shesin disa nga “veteranët” dhe të marrin disa lojtarë të lirë por janë në nivel të lartë.

Lajme të ngjashme