Romelu Lukaku rikthehet në Chelsea, konfirmon drejtori i Interit
Romelu Lukaku do të rikthehet në Chelsea këtë verë, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta.
Marotta e pranoi se sulmuesi belgu nuk ka bërë paraqitje të mira pas kthimit në Inter, pasi i ka shënuar vetëm pesë gola në 18 paraqitje në Serie A.
“Huazimi ishte për një sezon, kështu që me 30 qershor, pavarësisht se sa mirë luan, ai do të kthehet të Chelsea” tha Marotta
Belgu u dërgua në huazim te ish-klubi i tij vitin e kaluar nga Chelsea, pasi dështoi t’i përmbushë pritjet pas transferimit të tij për një shumë prej 115 milionë eurosh nga klubi Italian në vitin 2021.
Lukaku nuk ka arritur ta dëshmojë veten më as në Inter dhe do të rikthehet në Chelsea këtë verë./Orselina Lazraj/
