Nga Ronaldo te Lukaku, një formacion me "dështakët" e Kupës së Botës
Kupa e Botës 2022 ka përfunduar në "duart" e Kombëtares së Argjentinës që mposhti Francën në finale pas penalltive.
Një ndër finalet më të mira në histori, nëse jo më e mira, ishte shumë dramatike me epilogun përfundimtar pas kohës së rregullt dhe shtesë që ishte 3:3, derisa në 11-metërsha argjentinasit ishin më të saktë duke fituar me rezultat 4:2.
Sidoqoftë, në këtë kampionat botëror shumë yje që pritej të shkëlqenin dëshpëruan. Gazeta e njohur italiane "Gazzetta dello Sport" ka krijuar një formacion me "dështakët" e kësaj Kupe të Botës.
Keylor Navas
Në mes të katastrofës që i ndodhi Kosta Rikës në këtë turne, Navas padyshim mban disa përgjegjësi. Skuadra e tij nuk është që e mbështeti sidomos në ndeshjet ndaj Spanjës dhe Gjermanisë, sidoqoftë mund të bënte shumë më mirë në sfidën kundër Japonisë.
Niklas Sule
Gjermania ishte gjithmonë e pasigurt në këtë kompeticion në aspektin defensivë. Ishte shumë larg nga qëndrueshmëria mbrojtëse që ka garantuar në të kaluarën. Sule ishte ndër fajtorët kyç për këtë dështim të gjermanëve.
Jakup Kiwior
Paraqitjet e shkëlqyeshme që i dëshmoi në Serie A, ishin shumë larg asaj që bëri në Kupën e Botës. Ai bëri gabime të shumta ku polakët si pasojë pësuan. Sidoqoftë, e ardhmja e tij mund të jetë e ndritshme pasi kërkohet nga top klubet.
Alejandro Balde
Kjo Kupë e Botës e dëshmoi mjaftë mirë se talentit spanjoll ende i duhet shumë punë që të përmirësohet, duke pasur paraqitje të zbehta ndaj Gjermanisë sidomos kundër Japonisë, ku ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë.
Hector Moreno
Pavarësisht eksperiencës që i mundësonte të ishte një ndër më të mirët, ai luajti vetëm në barazimin ndaj Polonisë duke ndikuar që të mos ketë minuta ndaj Arabisë Saudite, respektivisht Argjentinës.
Kevin de Bruyne
Të gjithë menduan se do të ishte një ndër yjet e këtij turneu dhe do ta ndihmonte kombëtaren të arrinte majën. Por, ai dështoi keq në momnetet më të rëndësishme me Belgjikën që nuk arriti as në fazën e 16-të më të mirave.
Milinkovic-Savic
"I përkdheluri" i Igli Tare dështoi keq në këtë kampionat botëror me paraqitje të zbehta, që do të ndikojnë që të ketë edhe zbritje në vlerën e kartonit të tij.
Cristiano Ronaldo
Edhe pse pritej që portugezi të printe në sulmin e Portugalisë pavarësisht formës jo të mirë që po kalonte te Man United, ai kontriboui vetëm me një gol nga penalltia.
Pas ndeshjes ndaj Koresë Jugore, ai u la në stol nga Fernando Santos duke zhvilluar vetëm disa minuta në humbjen nga Maroku.
Thomas Muller
Një ndër veteranët e Gjermanisë nuk ishte në gjendje të tregonte prezencën në fushë. Ai kishte pak kthjelltësi brenda zonës së rreptësisë dhe kështu përshtypja është se ai e ka humbur atë ndjenjën e golit që e kishte bërë një nga lojtarët më vendimtarë për Gjermaninë.
Gareth Bale
Me kalimin e viteve ka mundur të vendosë mbi supe një kombëtare modeste, me zotësi. Në Kupën e Botës ai fjalë për fjalë u zhduk: jo vetëm që goditjet e tij ishin shumë të rralla, por një trup i shkëputur u shfaq brenda sistemit të lojës. Fati i Uellsit ishte thellësisht i lidhur me kontributin e tij, i cili në fakt nuk ekzistonte.
Romelu Lukaku
Faktori lehtësues i problemeve fizike është i pamohueshëm, por në dy seksionet e ndeshjes që kishte në dispozicion ndikoi negativisht, duke humbur mundësitë ndaj Kroacisë që do të kishin mbajtur gjallë kualifikimin e Belgjikës. Gabimet që një makinë goli si Lukaku nuk mund t'i bëjë absolutisht.
