Roma triumfon me përmbysje ndaj Cremoneses, avancon në çerekfinale
Roma është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke fituar me përmbysje ndaj Cremoneses.
Skuadra e Mourinhos arriti ta përmbysë nga 0:1 në 2:1 për të siguruar “biletën” tutje.
Mysafirët ishin më të mirë në fillim, duke kaluar në epërsi përmes Frank Tsadjout që mori një pasim të shkëlqyer nga Ghiglione (37’).
Roma nuk ishte fare në nivelin e duhur në pjesën e parë dhe kjo u dëshmua sapo Mourinho bëri tre zëvendësime të shpejta qysh në minutën e 45-të.
Me hyrjen në lojë të Dybalas, Kristensen dhe Zalewskit – Roma mori plotësisht dominimin duke rrezikuar gjatë tërë kohës.
Romelu Lukaku barazoi rezultatin duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Azmoun (77’).
Kurse tetë minuta më vonë, Paulo Dybala shënoi nga pika e bardhë pasi Sernicola bëri një ndërhyrje brenda zonës (85’).
Roma në çerekfinale do të përballet me rivalin lokal, Lazio.