Roma synon ta mbyllë marrëveshjen me Bonuccin - NACIONALE

Roma synon ta mbyllë marrëveshjen me Bonuccin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma është në kontakte të avancuara me mbrojtësin Leonardo Bonuccin, me shpresën që italiani t’i bashkohet skuadrës së Mourinhos para ndeshjes së parë për vitin 2024.

Roma është duke pasur vështirësi të shumta në mbrojtje, shkaku i lëndimeve të shpeshta. Christian Smalling dhe Marash Kumbulla s’kanë qenë të gatshëm për muaj, duke e lënë klubin në një pozitë të vështirë.

Gjërat veçse do të vështirësohen muajin tjetër, pasi transferimi i verës Evan Ndicka do të shkojë për të luajtur në Ligën e Kombeve të Afrikës, kësisoj të gatshëm mbesin vetëm Gianluca Mancini dhe Diego Llorente.

Sidoqoftë, “Gazzetta dello Sport” raporton se drejtori i Romës Tiago Pingo ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Bonucci dhe shpreson që Mourinho ta ketë gati italianin për ndeshjen e parë pas vitit të ri, ndaj Atalantas.

Negociatat ende po vazhdojnë, me Romën që i ka ofruar gjashtë muaj kontratë, me një opsion tjetër që aktivizohet automatikisht nëse e sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, 36-vjeçari ka kërkuar një kontratë për 18 muaj dhe pret që të luajë rregullisht pasi dëshiron të ftohet nga kombëtarja e Italisë për “Euro 2024”.

Union Berlin në anën tjetër do ta lërë Bonuccin të largohet si agjent i lirë. Ish ylli i Juventusit ka zhvilluar vetëm 46 minuta në Bundesliga në gjashtë javë, duke dështuar ta tregojë kualitetin në Gjermani.

Lajme të ngjashme