Roma fiton një pikë në "frymën e fundit" ndaj Milanit - NACIONALE

Roma fiton një pikë në "frymën e fundit" ndaj Milanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma ka arritur ta fitojë një pikë në kohën shtesë për ta ndalur AC Milanin në barazim, në kuadër të kryederbit së xhiros së 17-të në Serie A.

Ndeshja ishte tejet dramatike me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.

Milan nisi të rrezikojë fillimisht përmes Brahim Diaz që dribloi për mrekulli, por pastaj goditjen e tij e devijoi portieri vendas Rui Patricio.

Nga ajo rivendje këndore, harkimi i Sandro Tonalit përfundoi në kokën e Pierre Kalulu, i cili me një goditje të bukur kaloi Milanin në epërsi (30').

Pas golit të pranuar, Roma rrezikoi përmes Nicola Zalewskit, por goditja e talentit ishte e pasaktë në fund (42').

AC Milan zhvilloi lojë më të bukur gjatë pjesës së dytë, me Rafael Leao që asistoi për Tommaso Pogbega, i cili me një goditje të bukur dyfishoi epërsinë e Milanit (77').

Roma arriti ta ngushtojë epërsinë tre minuta pa përfunduar koha e rregullt përmes Roger Ibanez, i cili realizoi me kokë nga afërsia (87') - VIDEO.

Ndërsa, kur askush nuk e priste në skenë doli sulmuesi Tammy Abraham që realizoi për epilogun 2:2.

Me këtë barazim, Milan renditet në pozitën e tretë në tabelën e kampionatit italian me 37 pikë, derisa Roma renditët në pozitën e gjashtë me 31 sosh.

AC Milan në xhiron e radhës është mysafir i Lecce, derisa Roma do ta pret Fiorentinan.

Lajme të ngjashme