Roma e hapur të dëgjojë oferta për Paulo Dybalan - NACIONALE

Roma e hapur të dëgjojë oferta për Paulo Dybalan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Romës Florent Ghisolfi insiston se ende nuk kanë marrë propozime për sulmuesin Paulo Dybala, por janë të gatshëm të negociojnë ndërsa trajneri i ri do të emërohet para fundit të sezonit.

Dybala thuhet se është shënjestër e gjigantit turk Galatasaray dhe agjenti i lojtarit ka mbajtur bisedime me skuadrën gjatë kësaj jave.

Sipas raportimeve, argjentinasit i është ofruar një kontratë prej 10 milionë euro në vit deri më 2027.

Të hapur për ta shitur janë edhe drejtuesit e Romës, më saktësisht drejtori sportiv ka konfirmuar se do t’i dëgjojnë të gjitha ofertat.

“Është fillimi i afatit kalimtar. Ka spekulime dhe ne e dimë rëndësinë e tij në skuadër dhe dashurinë që ka për Romën”.

Do të dëgjojmë oferta, por për momentin nuk ka kontakte me klubet e tjera”, deklaroi ai.

Përndryshe, Ghisolfi gjithashtu konfirmoi se Roma do të bëhet me trajner të ri edhe pa u mbyllur ky vit.

“Nuk do të bëjmë ndonjë njoftim më 1 janar, por nuk do të presim edhe gjashtë muaj”.

“Duam kohë që të bëjmë zgjidhjen e duhur. Shikojmë të gjithë, italianët dhe të huajt, sigurisht dijenia për futbollin italian do të jetë faktori kryesor”.

Dybala ndërkohë ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim në 18 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme