Roma e bën prioritet afrimin e Jadon Sanchos në janar - NACIONALE

Roma e bën prioritet afrimin e Jadon Sanchos në janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra italiane Roma është duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me sulmuesin Jadon Sancho gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anglezi ka kërkuar të largohet nga Manchester Unitedi pas problemeve të vazhdueshme në këto javët e fundit, ku është përjashtuar nga të gjitha ambientet.

Trajneri Erik ten Hag nuk e pëlqen qëndrimin dhe mënyrën si ka reaguar lojtari këto javët e fundit, andaj e ka përjashtuar nga ekipi i parë.

Kësisoj, nga kjo situatë po synon të përfitojë trajneri Jose Mourinho që e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga klubi që ta marrin në dimër.

Sipas “IlRomanista”, skuadra italiane është favoriti për shërbimet e anglezit mirëpo ka problemi kryesor do të jetë paga ngase ato që i merr te 20 herë kampioni i Anglisë assesi s’mundet t’ia ofrojë Roma.

Sidoqoftë, këtu do të ndërhyjë vetë Mourinho i cili e bindi edhe Romelu Lukakun ta pranojë zbritjen e pagës që t’i bashkohet Romës.

Diskutimet ende janë në fazë shumë të hershme por nëse vazhdon e njëjta situatë atëherë mund të ketë lëvizje.

Sancho ka refuzuar deri më tani skuadrat arabe meqenëse mendon se është ende herët që të largohet nga futbolli evropian.

Lajme të ngjashme