Roma do ta rikthejë Renato Sanchesin te PSG-ja - NACIONALE

Roma do ta rikthejë Renato Sanchesin te PSG-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes prej 15 milionë eurove për mesfushorin Renato Sanches.

Portugezi ka kaluar një sezon zhgënjyes te skuadra italiane, andaj “Romakët” kanë vendosur të mos e blejnë përfundimisht.

Sanches ishte huazuar te Roma verën e kaluar me opsion blerje, i cili do të bëhej i obliguar vetëm nëse kompletoheshin disa kushte.

Sidoqoftë, ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje në Serie A dhe pesë në Ligën e Evropës, duke luajtur 260 minuta, që është një mesatare prej 21 minutave për ndeshje.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se PSG tani do të shikojë mundësinë për ta shitur Sanchesin në verë dhe shpresojnë të fitojnë 10 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, pra aq sa shpenzuan kur e blenë nga rivali Lille më 2022.

Renato Sanchos atë kohë nënshkroi kontratë pesëvjeçare, që nënkupton se ka edhe tre vite të mbetura në kontratën që i skadon më 2027.

Sanches do ta preferonte qëndrimin te PSG-ja, megjithatë s’është as në planet e Luis Enriques që dëshiron transferime tjera në mesfushë.

Lajme të ngjashme