Rodrygo: E meritova të jem i nominuar për Topin e Artë - NACIONALE

Rodrygo: E meritova të jem i nominuar për Topin e Artë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit Rodrygo e ka pranuar se është i zemëruar se nuk u përfshi në listën e të nominuarve për Topin e Artë.

Ylli brazilian kaloi një sezon mahnitës te Real Madridi duke fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, sidoqoftë nuk ishte ndër top 30 kandidatët për ta fituar çmimin më prestigjiozë në botë.

Së fundmi, Rodrygo ka thyer heshtjen për këtë situatë duke deklaruar se priste të ishte kandidat.

“Isha i zemëruar kur e pashë që nuk më kanë përfshirë në nominimet për Topin e Artë”.

“E meritova. Nuk dua të përmend lojtarët që janë aty, por mendoj se duhet ta kisha një vend. Ishte befasi... nuk është shumë që mund të bëj, nuk i marrë vendimet”.

Ndër të tjera, Rodrygo shtoi se dëshiron të mbetet te Real Madridi dhe të vazhdojë t’i fitojë të gjithë titujt.

“Dua të fitojë të gjithë titujt që tashmë i kam fituar disa herë”.

“Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe kjo më motivon, që të jem në nivelin më të lartë në klubin më të mirë çdo ditë”.

Prandaj zgjohem çdo ditë të stërvitem dhe që të jem më i mirë”, nënvizoi braziliani.

Lajme të ngjashme