Rodri nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn
Rodrigo Hernandez, i njohur i Rodri, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn e cila e mbanë atë në Etihad Stadium deri në vitin 2027.
Mesfushori spanjoll ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Premierligë viteve të fundit, dhe një nga lojtarët kyç për fitimin e titujve për skuadrën e Pep Guardiolas.
26-vjeçari iu bashkua qytetarëve në vitin 2019 nga Atletico Madrid për afro 75 milionë euro, para këto që i shpagoi me paraqitjet e tij.
Rodri për kontratën e re me Manchester Cityn
“Bashkimi me Cityn në vitin 2019 ishte vendimi më i mirë që kam marrë në karrierë, e dua sekondë që kam kaluar këtu.”
“Prej kur kam ardhur këtu, kemi pas suksese të njëpasnjëshme, diçka që më bënë mua shumë krenar. Por të jem i sinqertë, ky sukses më ka bërë që të kërkojë edhe më shumë nga vetja. Njëherë fillon të fitosh tituj të mëdhenj dhe pastaj nuk mund të ndalesh.”
“E ndjej që City më ka dhënë shansin më të madh për të fituar trofe, për këtë jam shumë i nderuar që do të qëndrojë edhe për shumë gjatë këtu.”
Sa i rëndësishëm është për Cityn, Rodri?
Roli i Rodrit në skuadrën e Pep Guardiolas është tejet i madh dhe tani ai është pjesë e së ardhmes së skuadrës së spanjollit.
Duke krahasuar kokë me kokë me Sergio Busquetsin e Barcelonës, Rodri ka pasur një rritje më të shpejtë në karrierë, duke u bërë një nga më të mirët në botë në këtë pozitë dhe shumë i rëndësishëm për fitimin e trofeve në Manchester City.
Një bllokim në minutat e fundit ndaj Liverpoolit në Anfield duke i pamundësuar fitoren Liverpoolit, dhe shumë paraqitje të mira te qytetarët kanë bërë që skuadra të bindet për t’i besuar me kontratë afatgjate.