Rodri e Haaland thonë se Foden është lojtari anglez më i mirë në histori - NACIONALE

Rodri e Haaland thonë se Foden është lojtari anglez më i mirë në histori

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi fitoi çmimin si 'Lojtari i vitit në Premierligë', Rodri e Erling Haaland kanë thënë se Foden është lojtari anglez më i mirë në histori të futbollit.

Foden shtoi një tjetër trofe në koleksionin e tij të martën, duke fituar çmimin PFA për herë të parë në karrierën e tij. Ylli anglez e fitoi çmimin pas një sezoni mahnitës me skuadrën e Pep Guardiolës. Foden shënoi 19 gola në 35 paraqitje në elitën angleze, ndërsa City fitoi titullin për sezonin e katërt radhazi. Ylli i Cityt tani ka gjashtë tituj në Premierligë dhe vetëm në maj mbushi 24 vjeç.

Çmimet PFA 2024 - Arritjet

Foden mundi konkurrencën nga Cole Palmer i Chelsea, Martin Odegaard i Arsenalit dhe Ollie Watkins i Aston Villa, si dhe bashkëlojtarët e Manchester Cityt Rodri dhe Haaland për të fituar çmimin. Dy yjet e Cityt tani kanë reaguar ndaj triumfit të Fodenit dhe e kanë bërë të qartë se sa lart e vlerësojnë reprezentuesin anglez.

Rodri ishte i lumtur për të lavdëruar shokun e tij të skuadrës: "Jam shumë, shumë i lumtur për Phil. Të jem i sinqertë ai është një fëmijë shumë i mirë, një fëmijë shumë i turpshëm. Për mua, ai ka aftësinë të jetë lojtari më i mirë anglez në histori, kur ai të përfundojë karrierën e tij, ai duhet të mbajë nivelin e tij në lojë, tashmë ai është një nga lojtarët më të mirë në ligë dhe në Evropë. Cilësia, ambicia dhe puna e palodhur që ai ka çdo ditë duke dëgjuar të moshuar si unë është shumë e rëndësishme. Ai ishte i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar dhe është sezoni i parë që e pashë duke mbajtur skuadrën në shpinë”.

Haaland gjithashtu ndau mendimet e tij, duke shtuar: "Ai është një djalë i mrekullueshëm, më pëlqen shumë të luaj me të dhe të bëj shaka me të. Phil është i pabesueshëm, disa nga gjërat që ai bën në stërvitje që askush nuk i sheh janë gjithashtu të pabesueshme, unë jam me fat që luaj me të”.

Foden është anglezi i parë që fiton çmimin PFA Lojtari i Vitit që nga Wayne Rooney në vitin 2010.

Lajme të ngjashme