Rodri: E fituam ligën shkaku i mentalitetit, Arsenali as s’e donte fitoren në “Etihad” - NACIONALE

Rodri: E fituam ligën shkaku i mentalitetit, Arsenali as s’e donte fitoren në “Etihad”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Rodri ka lavdëruar sezonin e “pabesueshëm” të Arsenalit, mirëpo thotë se fituan Premierligën shkaku i mentalitetit.

Me fitoren ndaj West Hamit, City u shpall kampion në Angli për të katërtin vit radhazi, gjë që s’ishte arritur asnjëherë në histori të kampionatit anglez.

Pas trofeut, Rodri tha se mentaliteti ka luajtur rolin kyç, duke përmendur faktin si Arsenali ndaj tyre vetëm u mbrojt për ta fituar një pikë.

“Arsenali kishte një sezon të pabesueshëm, por diferenca ishte mentaliteti”.

“Kur ata erdhën këtu, as nuk donin të na mposhtnin. Thjesht erdhën këtu për të marrë një barazim”, deklaroi spanjolli.

Ndërkohë, Rodri kaloi një super sezon kurse edhe shënoi golin e fitores ndaj skuadrës londineze.

Man City tani pritet të jetë aktive në afatin kalimtar veror, me bordin që i ka premtuar një buxhet prej 220 milionë eurove.

Përndryshe, pritet që të humbasin disa lojtarë si Bernardo Silva, i cili ëndërron kalimin te gjiganti spanjoll Barcelona.

Lajme të ngjashme