Robin Krasniqi përballë një boksieri të panjohur belg në rikthimin e tij në ring në eventin e organizuar nga shqiptarët
Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, do të kthehet në ring. Këtë lajm ai e kumtoi gjatë ditës me anë të një postimi në Instagram, ndërsa tani ka bërë të ditur edhe kundërshtarin e tij, që është thuajse i panjohur, por është numri një në Belgjikë.
Eventi do të mbahet më 25 shkurt të këtij viti dhe është organizuar nga sponsori i Krasniqit dhe në të do të marrin pjesë edhe boksierët tjerë shqiptarë, siç janë Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi e Kushtrim Tahirukaj.

Postimi i plotë në Facebook nga Robin Krasniqi:
Miq të dashur,
jamë shumë i lumtur të ju informojë, se me datë 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore "AUDI DOME" të qytetit gjerman MUNICH. Kundërshtari im do të jetë Nr. 1 i Belgjikës, Timur Nikarkhoev. Sëbashku më mua në atë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë boksier shqiptar (siq janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj).
Kjo mbrëmje e madhe e boksit do të organizohet nga Sponsori im Burim Hazrolli dhe Hazrolli Sport & Performance GmbH. Bileta për këtë mbrëmje jashtëzakonisht të madhe të boksit shqiptar mund të siguroni përmes webfaqes: www.muenchen-boxen.de
Me padurim po e pres këtë mbrëmje, për të shënuar fitoren e radhës dhe për të ju gëzuar juve të gjithve, sepse mbështetja që me keni dhënë ju miqt dhe tifozët e mij të dashur, pas padrejtësisë që më është bërë në duelin tim të fundit ka qenë e pa-përshkrueshme.