Roberto Mancini ia mbyll përfundimisht derën Balotellit: Ajo çështje është mbyllur - NACIONALE

Roberto Mancini ia mbyll përfundimisht derën Balotellit: Ajo çështje është mbyllur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka konfirmuar se sulmuesi Mario Balotelli nuk do të ftohet më te "Azzurri".

Italia ka probleme për pozitën e qendërsulmuesit me Ciro Immobile që është i lënduar, ku në ndeshjet e marsit Italia u detyrua ta ftonte sulmuesin e Tigre, Mateo Retegui.

Balotelli kishte propozuar vetën te kombëtarja italiane, ku shënoi 14 gola në 36 paraqitje.

"Janë disa sulmues italianë aty dhe në formë të mirë, më besoni", kishte shkruar ai në Instagram.

Sidoqoftë, Mancini në intervistën e fundit ka hedhur shpejtë mundësinë që Balotelli të ftohet sërish.

"Mendoj se ajo çështje është e përfunduar", ishte përgjigja e tij e shkurtër, por e qartë.

Balotelli momentalisht po luan te skuadra zvicerane, Sion, ku ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje në Superligën Zvicerane.

Hera e fundit kur Balotelli ishte ftuar te kombëtarja e Italisë në ndeshje zyrtare ishte në vitin 2018, ku Mancini i dha minutazhë ndaj Arabisë Saudite, Francës dhe Polonisë.

Lajme të ngjashme