Roberto Mancini fton 30 futbollistë, Italia bën publike listën për ndeshjet e marsit - NACIONALE

Roberto Mancini fton 30 futbollistë, Italia bën publike listën për ndeshjet e marsit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Roberto Mancini ka bërë publike listën prej 30 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Italinë për ndeshjet kualifikuese për "Euro 2024" ndaj Anglisë dhe Maltës.

"Azzuri" do ta zhvillojnë ndeshjen e parë që pas fitoreve ndaj "Tre Luanëve" dhe Hungarisë në shtator dhe gjërat kanë nisur të ndryshojnë.

Në këtë listë ka pasur emra të rinj si sulmuesi i Tigre Mateo Retegui, portieri i Lecce Wladimiro Falcone dhe mbrojtësi i Torinos Alessandro Boungiorno.

Një numër i lojtarëve titullar rikthehen gjithashtu përfshirë Gianluigi Donnarumma, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa.

Lista e plotë:

Portierë: Gianluigi Donnarumma, Wladimiro Falcone, Alex Meret, Ivan Provedel

Mbrojtës: Francesco Acerbi, Leonardo Bonucci, Alessandro Boungiorno, Matteo Darmian, Giovanni Di Lorenzo, Federio DiMarco, Alessio Romagnoli, Giorgio Scalvini, Leonardo Spinazzola, Rafael Toloi

Mesfushorë: Nicolo Barella, Bryan Cristante, Davide Frattesi, Jorginho, Lorenzo Pellegrini, Matteo Pessina, Sandro Tonali, Marco Verratti

Sulmues: Domenico Berardi, Federico Chiesa, Wilfried Gnonto, Vincenzo Grifo, Simeone Pafundi, Matteo Politano, Mateo Retegui, Ginaluca Scamacca.

Lajme të ngjashme