Roberto Firmino ndëshkon Arsenalin, "Anfield" ngrihet në 'këmbë'
Liverpool ka arritur ta barazojë rezultatin në fund ndaj Arsenalit.
Ishte sulmuesi Roberto Firmino që shënoi një gol të bukur nga afërsia duke lënë të shtangur të gjithë tifozët e "Topçinjve".
Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold dribloi për mrekulli Zinchenkon dhe pastaj harkoi për brazilianin që shënoi me kokë.